Milani provon të blindojë zbulimin e sezonit! Shifrat e rinovimit

Nuk do të jetë një nga emrat përparësorë kur bëhet fjalë për negociatat e rinovimit të kontratës duke qenë se ka disa prioritete si Donnarumma, Calhanoglu, Kessie dhe Romagnoli.

Por Milani fillon të lëvizë në frontin e Davide Calabria. Pozita ekonomike e mbrojtësit me numër 2 natyrisht duhet të përmirësohet edhe pse nuk është urgjente.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në 30 qershor dhe ndaj palët kanë nisur negociatat.

Sipas Calciomercato.com, kuqezinjtë janë duke punuar për të mos u kapur të papërgatitur.

Në orët e fundit, u zhvillua një intervistë midis menaxhmentit të Milanit dhe përfaqësuesve të You First Sports, agjencia që kujdeset për interesat e Calabria.

Ndjesi pozitive dolën nga takimi i lartpërmendur. Qëllimi i përbashkët është gjetja e një baze për marrëveshje për të zgjatur kontratën e mbrojtësit të lindur në vitin 1996, i cili tani është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Stefano Pioli.

Calabria pothuajse gjithmonë ka luajtur titullar këtë sezon dhe kur ka qenë e nevojshme edhe në rolin e mesfushorit qendror.

Rossoneri Round Up for Aug 17: AC Milan Will Not Buy A Right Back Until  Davide Calabria Leaves - The AC Milan Offside

Mbrojtësi, aktualisht fiton 2 milion euro neto në sezon. Ka shumë të ngjarë që Milani të jetë në gjendje t’i japë Calabria një rritje të merituar të pagës, duke u rritur në 2.5 plus çdo shpërblim të mundshëm për të prekur shifrën 3 mln euro.

Ekziston edhe vullneti për ta siguruar atë në planin afatgjatë: një kontratë krejt e re është e gatshme për Calabrinë për të paktën 4-5 sezone të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu