Milani prish mallkimin “San Siro” pas 2 muajsh! Kjaer-Tomori bëhen mur përpara porte (VIDEO)

Fitorja e Milanit në “San Siro” mungonte që nga ndeshja me Crotone, pra më 7 shkurt, që do të thotë më shumë se sa dy muaj, kur kuqezinjtë kishin fituar 4-0…

Më pas, dy humbje dhe dy barazime, për të mbërritur te suksesi sot ndaj Genoa-s, ku u desh një autogol i Scammacca për të thyer tersin në “San Siro”…

Por, sidomos u desh një ndërhyrje e dyfishtë Kjaer-Tomori, një barrikadë e vërtetë, te dy goditje të Genoa-s me portën e boshatisur.

Një dalje e gabuar e Donnarumma, topi që i ikën nga duart dhe në fillim Masiello dhe pastaj Behrami godasin për gol të sigurtë, fillimisht Kjaer dhe pastaj Tomorri mbajnë rrjetën e paprekur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu