“Milani pret momentin! Situata Bakayoko, Jovic, Milenkovic dhe Chiesa…”

Sezoni i Milanit fillon zyrtarisht pas katër ditësh, midis besimit të moderuar dhe shpresës. Shpresa që më në fund të kthehen mes katër vendeve të para në renditje për të siguruar kualifikimin në Champions.

Krahasuar me vitet e tjera, ndjenja është se ky duket ekip më konkurrues me më pak të panjohura. Sprinti i post karantinës rriti vetëdijen dhe vetëvlerësimin e skuadrës, tani më e plotë falë blerjeve të synuara. Por kjo nuk është e gjitha. Sipas gazetarit Andrea Longoni do të ketë ende surpriza.

Në mesfushë, objektivi i parë mbetet Bakayoko: Pastorello vazhdon punën e ndërmjetësimit midis Milanit dhe Chelsea, gqë e bën atë çështje parimore dhe nuk dëshiron (sot) të zbresë nga kërkesa prej 30 milion eurosh. Objektivisht janë shumë për një lojtar të blerë në 2017 për 40 dhe i cili ndërkohë ka qenë një endacak për shkak të zgjedhjes londineze. Vetë fakti që mesfushori nuk u shfaq këtë javë në listën e skuadrës me numrat e fanellave është një vulë e mëtejshme mbi statusin e Bakayoko. Milani ka ngecur, por në anën tjetër ata nuk po dorëzohen për momentin.

Florentino dhe Soumarè, alternativa të francezit, megjithatë, nuk kushtojnë më pak. Maldini dhe Massara tani po përpiqen të përshpejtojnë shitjet: Laxalt, Duarte, Calabria, Krunic dhe mbi të gjitha Paquetà. Braziliani gjithashtu në ndeshjet para-sezonit dëshmoi të ishte jashtë kontekstit dhe me siguri do të largohet: “dhurata” e fundit e Leonardo, blerja më e shtrenjtë e Elliott te Milan.

Premtimet e bukura dhe të reja si Colombo dhe Roback mund të çojnë në heqjen dorë nga alternativa e Ibrahimovicit, por miqësoret e verës nuk janë njësi matëse dhe hipoteza e Jovic në huazim në fund të merkatos duhet të monitorohet. Trekëndëshi i nxehtë është ai Milan-Ramadani-Fiorentina për Milenkovic dhe Chiesa.

Të dy dëshirojnë të largohen nga Firence dhe tashmë ua kanë komunikuar drejtuesve vjollcë. Commisso, Barone dhe Pradè përpiqen ta mbajnë fort, edhe për sa i përket komunikimit, por ata e dinë shumë mirë që mbajtja e lojtarëve pa dëshirë dhe të cilët nuk kanë ndërmend të rinovojnë kontratën do të ishte shumë e rrezikshme. Mosrinovimi i tyre drrj në 2021, një vit përpara afatit të skadencës, do të paraqiste një dëm të madh ekonomik. Topi më pas kalon te Commisso: ta bëjë çështje parimore apo të përdori sensin e logjikëd për të mos u penduar më vonë? Milani pret, në heshtje dhe shpreson”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu