Milani po dorëzohet për Kessie, nga Spanja: “Në janar mund të vijë mesfushori nga Brazili”

Sipas lajmeve që vijnë nga TodoFichajes, Danilo dos Santos de Oliveira është i zgjedhur nga drejtori sportiv i Milanit, Franck Massara, për të zëvendësuar Frank Kessie verën e ardhshme.

Afrikani ka refuzar ofertën e fundit të rinovimit që është i vënë në tavolinë  dhe ai tashmë është i vendosur të kalojë në Paris (sipas thashethemeve, edhe pse nga klubi kuqezi nuk japin kete version)

Milani po e konsideron Kessie të humbur dhe mendon se braziliani 20 vjeçar është i duhuri për të plotësuar vendin që do të mbetet bosh dhe madje ata do të ishin të gatshëm ta transferonin atë që në merkaton e janarit.

Nga Milano e dinë se Juventusi, Roma, Man United dhe Inter janë gjithashtu të interesuar për të dhe nuk duan ta humbasin rastin për të mbyllur marrëveshjen.

Presidenti i Palmeiras është i hapur për negociata dhe vlerëson largimin e Danilo për vetëm 12 milion euro. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu