Milani peshkon në Belgjikë! Por duhen bindur dy klube për mesfushorin e talentuar

Milani dëshiron të përforcojë mbrojtjen dhe mesfushën, Paolo Maldini dhe Frederic Massara po punojnë për më shumë objektiva.

Drejtuesit vlerësojnë profile të shumta për të përmirësuar një organikë që tani është i pari në renditjen e Serie A.

Sa i përket mesfushës, ka ditë që flitet për interesim për Souahilo Meité nga Torino.

Sheffield United sign Ismaila Coulibaly then send him to Belgium | The Star

Kontaktet janë duke vazhduar dhe duket se ka besim të  mjaftueshëm në përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes. Flitet për 1 milionë euro në huazim dhe të drejtë blerje për 10 mln euro në fund të sezonit.

Por mesfushorët e tjerë janë gjithashtu në listën e klubit, duke përfshirë Ismaila Coulibaly.

Sipas asaj që zbuloi portali belg “Hln.be”, Milani ka bërë një ofertë për Coulibaly. Mesfushori 20-vjeçar nga Mali është në pronësi të Sheffield United, por po luan si huazim te Beerschot këtë sezon – 12 paraqitje dhe 5 gola në Belgjikë deri më tani.

Sheffield United 'reject bid' from AC Milan for wonderkid Ismaila Coulibaly  - reports | The Star

Performanca e lojtarit gjithashtu bëri përshtypje te vëzhguesit kuqezi. Pavarësisht propozimit të Milanit, burimi belg shkruan se Coulibaly nuk duhet të ndryshojë ekip në këtë seancë të merkatos së dimrit.

Për të parë nëse do të ketë ndonjë zhvillim në këtë pistë të re.

Një vit më parë klubi peshkoi Alexis Saelemaekers në Belgjikë. Ish anësori i Anderlecht doli të jetë një blerje e suksesshme, duke arritur të bëhet titullar në ekipin e Stefano Pioli.

Berita AC Milan Terbaru Hari Ini - Ismaila Coulibaly Gabung AC Milan! -  YouTube

Tani Maldini dhe Massara janë ende në kërkim të Jupiler League, një ligë në të cilën luajnë talentë të rinj interesantë.

Por do të jetë e nevojshme të bindet Sheffield United, pronari i kartonit të Coulibaly, përveç Beerschot ku mesfushori malian luan si huazim. Nuk është një negociatë e lehtë. Azhornimet priten në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu