Milani përpara dhe pas Ibrahimovic, Maldini shpjegon ndryshimin e madh!

Ekziston një Milan përpara ardhjes së Ibrahimovic dhe një tjetër pas ardhjes së Ibrahimovic… E sigurt është që me suedezin hijet e të shkuarës dhe sidomos frika është larguar!

Eshtë i sigurtë edhe drejtori i Milanit, Paolo Maldini, që duke folur në lidhje me Zlatan tha se prania e një futbollisti me mentalitet fituesi sjell gjithmonë pozitivitet në ekip.

 “Sa është rritur Milani me Ibrahimovic? Arritëm atë që donin. Organika ka moshë të re dhe sa e sigurt është në disa aspekte, po aq e trembur është në të tjera, prandaj mund të them se prania e Ibras e ka rritur konkurrencën brenda klubit.

Futbolli ka aspekte që i zhvillohen me kalimin e kohës, por të tjera, siç është konkurrenca, nuk ndryshojnë. Kjo është e vetmja mënyrë për të rritur nivelin e një ekipi dhe Zlatan është një mjeshtër në këtë fushë.

Ai nuk pranon të humbë as kur luan me letra apo ping pong, e i tillë kam qenë edhe unë. Bashkëshortja më tallte sepse doja të fitoja kur luaja pingpong me fëmijët. Kështu duhet të ndodhë sepse e tillë është natyra e atletit profesionist”, u shpreh Maldini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu