Milani përgatitet për shitjen e parë. Castillej-Betis, ende “frenim”

Milani është gati të bëjë shitjen e parë të kësaj merkato vere pasi Diego Laxalt pritet që ditën e hënë të kryejë vizitat mjekësore me Dinamo Moskën në Rusi.

Futbollisti uruguajian, jashtë planeve kuqezi të trajnerit Pioli, u kthye pas huazimit në Skoci te Celtic, ndërsa përgatitet të fluturojë në Rusi.

Nëse gjithccka shkon siç duhet, Milani do të përfitojë 3.5 mln euro nga ky transferim.

Ndërkohë, ka lajme negative nga Spanja pasi Betis Sevilla ende nuk ka bërë ofertë për Castillejo, teksa Milani priste që negociatat të nisnin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu