Milani përgatitet për miqësore jashtë Italie, ja kur rimblidhet grupi

Milani do që ta nisë në formë fillimin e sezonit të ardhshëm, që do të nisë me para/eliminatoret e Europa League.

Për këtë arsye, përveç përgatitjes se zakonshme në Milanello, kuqezinjtë po mendojnë të planifikojnë disa miqësore me rëndësi të mesme jashtë Italisë.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, gjithçka do të varet nga kushtet e emergjencës shëndetësore, por vullneti është të mos qëndrojnë gjatë gjithë kohës në Milanello.

Lojtarët dhe i gjithë stafi do të mblidhen të hënën 24 gusht, për të filluar përgatitjet për garen para/eliminatore që do të fillojë të enjten 17 shtator, dy ditë nga fillimi i kampionatit.

Milani pra është i detyruar të hyjë në formë direkt që të nisë menjëherë fort, siç ka mbyllur sezonin që kaloi./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu