SKY – Milani përgatit ndeshjen me Cagliari, lajm i mirë nga Saelemaekers!

Milani po përgatit ndeshjen ndaj Cagliarit ditën e hënë në mbrëmje dhe trajneri Stefano Pioli uron që të rikuperohen disa futbollistë, mes tyre sigurisht Alexis Saelemaekers, që është futur në fazën e fundit të rehabilitimit dhe është më përpara me programin se Bennacer.

Pritet që në stol të jetë edhe blerja e re, edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, Meite i Torinos. Ndërkohë, mund të vijë prova e tamponit për Rebic dhe Krunic për të parë nëse do të negativizohen.

Në fund të trajnimit të sotëm – sipas “Sky Sport” – u konstatua gjendja e mirë e Zlatan Ibrahimoviç, i cili punoi në grup.

Nuk është ende në dispozicion me pjesën tjetër të ekipit Alexis Saelemaekers, anësori belg i cili është jashtë që prej ndeshjes kundër Lazio në fund të vitit 2020.

Në Milanello këtë mëngjes Saelemaekers ende punoi veçmas. Sidoqoftë, seanca e tij ishte përgatitore për një kthim të ardhshëm në grup.

Ai po përmirësohet ndjeshëm pas dëmtimit. Ka të ngjarë që midis nesër dhe fundjavës ai të jetë në gjendje të kthehet në dispozicion të Piolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu