Milani pëlqen talentin brazilian te Vasco de Gama

Milani dëshiron të ketë një skuadër të bazuar në një mix lojtarësh të ri dhe ekspertë, Paolo Maldini e Frederic Massara kanë filluar punen.

Një talent i ri që iu pëlqen është Talles Magno, siç raportohet nga Esporte Neës Mundo.

Kemi të bëjmë me një sulmues brazilian, i vitit 2002, që luan tek Vasco de Gama.

Në këtë moment në krye duket se është Liverpool, por edhe skuadra të tjera janë në garë për lojtarin: në veçanti Juventus, Lazio, Roma, Bayer Leverkusen, Seviglia dhe Benfica.

Ndërmjetësi i famshëm Kia Joorabchian po merret me agjentin Giuliano Bertolucci për të ardhmen e Talles Magno.

Duket se Premier League do të jetë destinacioni i të riut.

Në Brazil shkruajnë se Barcelona, Chelsea, Milan, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid kanë arritur me vonesë, megjithatë nuk dorëzohen.

Presidenti i Vasco de Gama do të donte 30 milionët që janë në klauzolen e kontratës, por në fund është e mundur që transferimi të konkretizohet për rreth 20 milionë.

E vështirë që Milani të vendosë të investojë një shumë të tillë për një talent të ri që akoma ka treguar shumë pak./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu