Milani pa amerikanolatinë në ekip, nuk ndodhte prej 24 vitesh!

Sot Gazzetta dello Sport solli një detaj në lidhje me përbërjen e skuadrës së Milanit këtë sezon.

Gjatë merkatos së janarit, kuqezinjtë shitën mbrojtësit Mateo Musaçhio dhe Leo Duarte, një argjentinas dhe një brazilian.

Me largimin e këtyre dy lojtarëve, Milani aktualisht nuk paraqet as një lojtar me origjinë nga Amerika e Jugut në skuadër.

Nga sot deri në qershor, Milani nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Amerikën e Jugut për pjesën tjetër të sezonit.

Një situatë e pazakontë në historinë kuqezi, e cila gjithmonë ka mirëpritur lojtarë që kanë ardhur nga përtej Oqeanit.

Hera e fundit që Milan ishte në të njëjtën situatë ishte 24 vjet më parë. Ishte sezoni 1996-97 dhe në skuadrën e Milanit nuk kishte as edhe një element të vetëm nga Amerika e Jugut.

Ky ishte viti i fundit pa amerikanojugorët, përveç trajnerit uruguajan Oscar Tabarez i cili megjithatë u shkarkua muaj më parë.

Në verën vijuese, brazilianët André Cruz dhe Leonardo mbërritën për të rifilluar traditën Latine në Milano. Kush e di nëse njëjta gjë nuk do të ndodhë në verën e vitit 2021…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu