Milani është ndër klubet e Serie A që po ndjek me interes performancën e Mattia Zaccagni. “Xhevahiri” i Verona këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 15 paraqitje në kampionat.
25-vjeçari me origjinë nga Cesena po “shpërthen” nën drejtimin e Ivan Juric, një trajner i mirë në rritjen e tij. Ai luajti si mesfushor sulmues te verdheblutë në skemën 3-4-2-1 dhe me eurogol me roveshatë i dha ekipit të tij fitoren në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Spezia.

Corriere dello Sport zbulon se Milani i ka bërë një ofertë Veronas për Zaccagni: 12 milion euro dhe mundësinë e huazimit të lojtarit te verdheblutë deri në fund të sezonit. Ky është propozimi që Paolo Maldini dhe Frederic Massara i kanë dërguar klubit veronez.

Lazio dhe Napoli janë gjithashtu në hapat e Zaccagni, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022 dhe për këtë arsye Verona do të duhet ta shesë atë deri në verën e ardhshme, nëse nuk do të ketë një rinovim kontrate.
Oferta e Milanit, nëse konfirmohet, mund të jetë ideale për Hellas pasi lojtari do të qëndronte nën urdhërat e Juric deri në fund të sezonit.