Milani nuk tundohet, Messias ndryshon destinacion

Ditët e fundit kanë dalë në skenë shumë emra në lidhje me Milanin, që vazhdon të kërkojë lojtarë për pjesën ofensive, në një kohë që po mbyll bisedimet me Chelsea për rkthimin e Bakayoko në mesfushë.

Mes shumë emrave të përmendur në media ra në sy edhe ai i brazilianit të Crotones, Junior Messias. Sulmues, i cili është i aftë të luajë edhe në mesfushë, Messias shkëlqeu sezonin e shkuar në Serie A, me Crotone, por ishte sezoni i parë në karrierë në nivel kaq të lartë dhe mosha e tij, 30 vjeç, është një pengesë e madhe që Milani ta shohë seriozisht si alternativë.

Junior Messias | Skills and Goals | Highlights - YouTube

Megjithatë, përfaqësuesit e brazilianit e kanë ofruar tek Milani dhe paralelisht duket se kanë punuar edhe mediatikisht, për ta reklamuar takimin me drejtuesit kuqezinj. Në këtë mënyrë, kanë zgjuar klubet e tjerë dhe ditën e sotme Tuttosport raporton se Torino ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Crotones, për të tentuar blerjen e sulmuesit. Crotone kërkon 8 milionë euro, ndërsa Torino nuk shkon mbi 7.

Milani, ndërkohë, nuk ka bërë asnjë ofertë, duke u përqendruar te emra si Bakayoko dhe Adli, ndërsa për krahun e djathtë Maldini shpreson të shesë Castillejo, për të tentuar më pas ndonjë lojtar tjetër.

Torino push for Messias deal - Football Italia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu