“Milani nuk ndalet më, ja goditjet që ka parashikuar deri në fund”

Gazetari i merkatos në “TMW”, Nicolo Ceccharini ka analizuar situatën kuqezi në merkato:

“Milani nuk ndalet më dhe tani është duke e përqendruar gjithë vëmendjen tek Bakayoko.

Tashmë ekziston një marrëveshje në parim me lojtarin, marrëveshja me Chelsea duhet të përsoset. Qëllimi është të mbahet e drejta e blerjes sa më e ulët të jetë e mundur”.

“Kuqezinjtë janë të gatshëm të vendosin një huazim të rëndë por do të donin të mos e kalonin shumën totale prej 25 milion eurosh”.

“Milani gjithashtu vazhdon të punojë për një mbrojtës të djathtë dhe një mbrojtës qendror. Do të jenë dy goditjet që më pas do të mbyllin merkaton”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu