Milani nuk i rinovoi kontratën, Lucas Biglia gjen ekip në Turqi!

Ish-futbollisti i Milanit deri në gusht, Lucas Biglia, aktualisht pa ekip pasi kuqezinjtë nuk i rinovuan kontratën që i skadonte, mund të shkojë të luajë në Turqi.

Dje eksperti i merkatos, Nicolò Schira, postoi mesazhin në tëitter ku parashikonte të ardhmen e argjentinasit, sot arrin konfirmimi: Biglia së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Karagümrük.

Serie A Milan, tegola Biglia: lungo stop per l'argentino - Corriere dello  Sport

“Lucas Biglia do të kryejë ekzaminime mjekësore me turqit e Karagümrük. Ai do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare, deri në qershor 2022. Marrëveshja është bërë dhe konfirmuar”.

Bien kështu pistat italiane për ish-futbollistin e Milanit dhe Lazios, i cili te kuqezinjtë erdhi për thuajse 20 mln euro bashkë me bonuse dhe luajti 3 sezone, ku më së shumti ishte i dëmtuar se në fushë.

Pas Bonaventura, gjithashtu futbollist i lirë, që zgjodhi Fiorentina, edhe Biglia gjen destinacion tjetër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu