Milani nuk i ndan sytë nga Franca, gazetari i RMC zbulon objektivin!

Sipas asaj që u raportua në Twitter nga Mohamed Bouhafsi, gazetar i RMC Sport, Leeds ka hedhur vështrimin nga Manu Koné i Toulouse, duke filluar të bisedojë me agjentët e lojtarit.

Megjithatë, klubi anglez, që drejtohet në stol nga “El Loco” Bielsa, nuk është i vetmi që ka hedhur sytë nga Kone!

Gjithashtu edhe Milani po e ndjek me vëmendje këtë pistë. Mesfushori francez është vetëm 19 vjeç dhe mund të luajë në qendër të mesfushës.

Deri tani ka luajtur 4 ndeshje këtë sezon me skuadrën e Toulouse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu