Milani nuk i ndahet talentit të Barcelona-s, por kosto…

Milani vazhdon që të ndjekë me vëmendje pistat për mbrojtësin e krahut të djathtë, ku janë Conti, Calabria dhe ndoshta Kalulu (edhe pse fillimisht do ta nisë te Primavera).

Emri më i lakmuar është Aurier, por jo për vlerën që kërkon Tottenham, pra 22-25 mln euro! Milani dëshiron të paguajë vetëm 15 mln euro për futbollistin, pasi nëse paguhet ajo shifër, më mirë të shtohen edhe disa miliona euro për të siguruar Emerson të Betis, por në pronësi të Barcelonas.

Një futbollist dinamik në krah dhe i shpejtë, përveç se teknik. Maldini është dashuruar pas tij, por kosto është e pamundur pa u shitur Calabria ose Conti.

Ndërkohë, një tjetër emër është ai i Dumfries së PSV, ku gjithashtu ka dyshime për vlerën 18-20 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu