Milani nuk humbet kohë, nis sondazhet për një mesfushor që kushton 10 mln euro!

Federico Chiesa nuk është një përparësi. Të paktën, jo tani, në këtë moment! Sigurisht ngacmon si ide, por nuk është një përparësi. Në këtë fazë të merkatos, në fakt, drejtuesit kuqezi janë përqendruar në profile të tjera dhe role të tjera.

Mbrojtja, natyrisht – duke pasur parasysh dëmtimin dhe dyshimet për Mateo Musaçhio por edhe performancën e brazilianit Leo Duarte, i cili kurrë nuk është bindur plotësisht – kërkon fuqizime. Pastaj është mesfusha.

Milani nuk dëshiron të ndalet me blerjen e Sandro Tonali. Qëllimi është që të ketë katër mesfushorë cilësorë në skuadër, në mënyrë që të jetë në gjendje t’i garantojë Piolit një rotacion të lehtë.

Emri në krye të listës është gjithmonë i Bakayoko, por marrëveshja me Chelsea nuk zhbllokohet. Kjo për shkak se ka ende shumë hapësirë ​​ndërmjet palëve në kuotën që duhet të përcaktohet për blerjen e mesfushorit.

Pista e re – Maldini dhe Massara nuk po nguten, por padyshim që ata nuk do të presin përgjithmonë. Nuk është rastësi që ata tashmë kanë filluar të kërkojnë përreth një alternative të vlefshme për Bakayoko.

Florentino Luis dhe Soumaré nuk janë të vetmit, pasi ekziston një profil tjetër që Milanit i pëlqen.

Siç raportohet nga Tuttosport bëhet fjalë për Ibrahim Sangaré, mesfushori 22-vjeçar (i gjatë 191 cm) i Toulouse. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka një vlerësim prej 10 milion eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu