Milani nuk heq dorë nga talenti austriak, por do të përdorë strategjinë e durimit!

Niccolò Ceccarini, një ekspert i  njohur i  merkatos dhe zëri i  Sportmediaset, bëri një vlerësim të transferimeve të mundshme te Milani në editorialin e tij për TMW.

Ky është fragmenti që lidhet me kuqezinjtë: “Milani nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka shënjestruar Sasa Kalajdzic të Stuttgart, talenti me 16 gola në 33 ndeshje në Bundesliga sezonin e kaluar.

Një paraqitje që menjëherë ngjalli i nteres nga shumë klube evropiane. Stuttgart, i  cili e pagoi atë vetëm dy milion euro nga Admira Ëacker në 2019, e vlerëson të paktën 25.

Sulmuesi i  ri austriak ka kontratën e tij që skadon në qershor 2023 dhe me të vërtetë mund të bëhet një mundësi e shkëlqyeshme në merkato. Milani po monitoron situatën”.

Por, duhet theksuar edhe se në këtë Europian djaloshi nuk është parë shumë të bëjë diferencën me Austrinë.

Ndërkohë, nëse deri në fund të verës Stuttgart nuk merr ofertën që dëshiron, do të ketë një zbritje të çmimit duke i u afruar më shumë vlerës reale të djaloshit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu