Milani nuk heq dorë nga Adli, distanca mes ofertës dhe kërkesës nuk është e pasheshueshme

Megjithëse vëmendja e Milanit aktualisht është e përqendruar në goditjen për mesfushorin sulmues, drejtuesit kuqezi vazhdojne të ndjekin me interes talentin e ri francez Yacine Adli.

Mesfushori i Bordos është një profil që Rossonerëve i pëlqen shumë dhe që klubi e ndjek me synimin për ta bërë atë një xhol për mesfushën duke pasur parasysh se lojtarit i datelindjes 2000 mund të mbulojë si rolin e mesfushorit ashtu edhe të krijuesit.

Negociatat nuk janë të lehta, por Milani do të përpiqet të siguroje lojtarin për t’i dhënë Piolit një alternativë të gatshme dhe të ardhshme për një sezon plot angazhime.

Dihet mirë që të merresh me klubet franceze nuk është e lehtë, veçanërisht nëse objekti është një i ri i talentuar si Adli. Milani është përqendruar te djaloshi tashme prej muajsh, pasi ka mbledhur raportime te ndryshme. Por, Bordeaux po përpiqet të fitojë para sa më shumë që të jetë e mundur.

Sipas raporteve nga Tuttosport, distanca mes klubeve nuk është e pakapërcyeshme: drejtuesit kuqezi ofronjne 12 milionë për klubin transalpin ndërsa Bordo kërkon një shifër midis 15 dhe 18 milionë euro.

Një vlerësim i rëndësishëm, por që mund të ulet duke pasur parasysh gatishmërinë e lojtarit për të lëvizur te kuqezinjtë.

Mundësia Yacine Adli nuk lind vetëm nga dëshira për t’u përqëndruar në një lojtar të ri premtues, por edhe nga dëshira për t’i dhënë Milanit një lojtar të aftë për t’u përshtatur me role dhe module të shumta.

Francezi, në fakt, është një mesfushor i aftë të luajë rolin e krijuesit dhe mesfushorit dhe në rastin e anësorit. Kjo, në veçanti, e bën atë të përshtatshëm për 4-2-3-1 dhe 4-4-2 dhe një burim i rëndësishëm në rast të mungesës së disa lojtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu