Milani nuk e blen, Tonali kthehet te Brescia

Një vit më parë Milani kishte arritur marrëveshjen për ardhjen e Sandro Tonali nga Brescia në formë huazimi me pagesë, me të drejtë blerjeje.

Dukej se gjithçka ishte thjesht një formalitet dhe se ai ishte dikush që i duhej ekipit. Por, në fund, mesfushori, autor i një sezoni zhgënjyes, nuk do të blihet nga “Djalli”.

Për blerjen e tij Milani duhet t’i jepte Brescias 25 mln euro. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe lojtari do të kthehet sërish te Brescia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu