Milani niset drejt La Spezia, të fundit nga formacioni dhe balotazhi i fituar!

Milani është nisur drejt La Spezia për të luajtur ndeshjen e kampionatit (java e 22-të) dhe për të kërkuar fitoren e radhës që do të ishte e treta radhazi për kuqezinjtë.

Stefano Pioli ka rikuperuar dhe përfshirë në listën e ekipit Bennacer, Kjaer dhe Tonali.

Pikërisht danezi duhet të luajë nga minuta 1′ dhe është përpara Tomori në zgjedhje, duke plotësuar kështu repartin me Dalot në vend të Calabria (i skualifikuar, Romagnoli dhe Theo Hernandez.

Image

Pasi kaloi gjendjen me ethe, Ismael Bennacer kthehet nga minuta e parë në mesfushë, i shoqëruar nga Kessie përkrah tij.

Në sulm, Saelemaekers i favorizuar ndaj Castillejo në të djathtë, ndërsa Leao fiton balotazhin në të majtë me Rebic. Në qendër, konfirmohet Calhanoglu. Në sulm i palëvizshmi Ibrahimovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu