Fytyra e Milanit do të ndryshojë në funksion të Europa League dhe transfertës në Francë, në shtëpinë e Lille.
Kuqezinjtë, nesër në orën 18.55, do të përpiqen të marrin hak ndaj 0-3 që pësuan disa javë më parë në “San Siro” dhe që është humbja e vetme e sezonit.
Ashtu sipas rregullores, 23 lojtarë janë përfshirë në listën e Pioli dhe Bonera, që do të drejtojë sërish nga stoli kuqezinjtë, natyrisht duke u udhëzuar nga trajneri i parë që ndodhet ende në shtëpi me Covid-19.

Mungojnë – por nuk është risi – tre futbollistët ende të dëmtuar si Ibrahimovic, Rafael Leao dhe Saelemaekers.

Musacchio është gjithashtu ende i padisponueshëm. Rikthehen në ekip, sakaq, Kalulu dhe Maldini, teksa rikonfirmohet Colombo.
LISTA KUQEZI
Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.
Mbrojtës: Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Gabbia, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli.
Mesfushorë: Bennacer, Çalhanoğlu, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Tonali.
Sulmues: Colombo, Maldini, Rebić.
Sipas parashikimeve të Sky Sport, Milani do të zbresë në fushë tashmë me skemën 4-2-3-1, por zgjedhjet do të jenë pak më të ndryshme se zakonisht.

Gigio Donnaurmma do të mbajë vendin e tij në portë. Në mbrojtje ka hapësirë për Dalot në të djathtë dhe të zakonshmin Theo Hernandez në të majtë.
Në qendër konfirmohet Kjaer, por pranë tij do të jetë Gabbia. Probleme të vogla për Romagnoli, i cili mund ta fillojë nga pankina.
Kessie do të pushojë në mesfushë. Tandemi titullar do të përbëhet nga Tonali dhe Bennacer.
Konfirmimi i vetëm do të jetë Calhanoglu, por në anët e tij do të jenë Castillejo dhe Hauge. Rebic do të jetë sulmuesi kryesor.
FORMACIONI i MUNDSHËM: Donnarumma; Dalot, Kjaer, Gabbia, Hernandez; Tonali, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Hauge; Rebic.