Milani nis “spastrimet”: ja lojtarët që trajneri Pioli nuk i përfshin në planet e tij!

Jo vetëm operacione hyrëse, por edhe negociatat në dalje: drejtuesit kuqezi, në këto orë, po punojnë për të “spastruar” skuadrën nga disa elementë që nga trajneri Pioli konsiderohen si të sakrifikueshëm dhe që nuk janë totalisht pjesë e projektit tekniko-taktik, qoftë edhe si rezervë.

Në këtë kuptim, sipas Gazzetta dello Sport, Pioli ka dhënë “ok” që të largohen si Laxalt, ashtu edhe Halilovic. Veç kësaj, i ka referuar Maldinit se edhe nëse Paqueta shitet nuk është një problem për të, pasi e ka zgjedhur tashmë ekipin për sezonin tjetër!

Kësaj liste do t’i shtohej edhe Duarte, nëse do të vinte një ofertë e mirë dhe me blerje direkt jo huazim, pasi ato para do të përdoreshin për një tjetër afrim në mbrojtje. Edhe Bellodi do të huazohet në një ekip, por momentalisht mbrojtja ka urgjencë pasi kapiteni Romagnoli do të kthehet në fund të shtatorit dhe Musachio në fund të tetorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu