Nese Theo Hernandez ka zgjidhur boshllekun qe ishte krijuar ne krahun e majte, atehere blerja e nje mbrojtesi te djathte do te jete nder prioritetet e merkatos se ardhshme verore per kuqezinjte. As Andrea Conti dhe as Davide Calabria nuk kane bindur kete sezon dhe Milani eshte i gastshem te shohe fytyra te reja per te forcuar krahun e djathte.
Emrat ne listen e kuqezinjve ne keto dite jane te shumte dhe ne “fletoren” e Gazidis eshte edhe ai i Emerson, futbollisti ne pronesi te Barcelones, por i huazuar tek Betis deri me 30 qershor te vitit 2021.
Nga Spanja raportojne se 21-vjecari nuk eshte pjese e planeve te katalanasve, te cilet mendojne se kjo vere do te ishte koha e duhur per te fituar dicka nga shitja e tij. Sipas Sport.es Barcelona i ka vene nje cmim prej te pakten 20 milione eurosh.
Por Milani nuk eshte i vetmi i interesuar per brazilianin dhe do te duhej te mposhte konkurrencen e disa klubeve, kryesisht angleze si West Ham, Newcastle, Everton dhe Tottenham, per ta sjelle ate ne Milano.