Milani në ankth për Bennacer! Nuk u stërvit sot me ekipin

Milani në ankth për Isamel Bennacer.

Duke folur në mikrofonat Sky Sport, korrispondenti Peppe Di Stefano raportoi lajmet e fundit nga Milanello.

Këto janë fjalët e tij: “Ibrahimovic nuk ka qenë sot ndërsa Leao ka bërë një kontroll dhe mund të kthehet javën tjetër.

Bennacer kishte një problem muskulor në aduktor dhe në vendin e tij, pas garës së shkëlqyeshme me Lille, Tonali duhet të luajë ndaj Fiorentina.

Castillejo ka ende shqetësime në gju, por duhet të jetë i grumbulluar.

Saelemaekers rikuperohet dhe do të fillojë nga minuta e parë. Në anën e tij, në vijën e frontit, Calhanoglu dhe Brahim Diaz. Sot Bennacer nuk u stërvit dhe nëse nuk ia del nesër, Tonali do të zërë vendin e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu