Milani ndryshon strategji ndaj koronavirusit! Ja plani për të kthyer Ibrahimovic shpejt!

STADIO GIUSEPPE MEAZZA, MILAN, ITALY - 2020/09/21: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan reacts during the Serie A football match between AC Milan and Bologna FC. AC Milan won 2-0 over Bologna FC. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

“Covid pati shumë guxim që më sfidoi! Ide e keqe”…

Zlatan Ibrahimovic di të gjejë edhe fjalët e duhura dhe të bëjë pak humor në një moment delikat kur pikërisht virusi që po mban botën e mbërthyer prej më shumë se gjashtë muajsh!

Suedezi rezultoi pozitiv me Covid-19 disa orë përpara ndeshjes Milan-Bodo në Europa League, duke u izoluar në shtëpinë e tij pasi asimptomatik dhe në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Pasi tamponi i parë i kryer ditën e martë në mbrëmje e nxorri negativ, tamponi i pasdites së të mërkurës përmbysi gjithçka duke e regjistruar si pozitiv, ashtu si shoku i ekipit, Leo Duarte.

AC Milan striker Zlatan Ibrahimovic tests positive for Covid-19 - Eurosport

Gjiganti kuqezi me numër 11 ka nisur karantinën 14-ditore, sipas protokollit, por Milani shpreson ta rikuperojë atë sa më shpejt të jetë e mundur: pikërisht për këtë arsye, klubi kuqezi do ta nënshtrojë suedezin në provat e përditshme me shpresën e marrjes së dy tamponëve negative në kohën më të shkurtër të mundshme.

“Ibrahimovic mund të kthehet pas 7 ditësh”, ishte mesazhi i drejtorit teknik Paolo Maldini përpara ndeshjes ndaj Bodo Glimt në Europa League.

Sipas Corriere della Sera – sakaq – pas pozitivitetit të fundit të Leo Duarte dhe Zlatan Ibrahimovic, Milani ka vendosur që tashmë për ekipin do të ketë tampona çdo dy ditë dhe jo më katër ditë, për të shmangur surpriza të pakëndshme si ajo përpara ndeshjes ndaj Bodo Glimt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu