Milani ndjek Nastasic, por ka një problem të madh! Nuk lidhet aspak me koston!

Matija Nastasic, emri i përfshirë në listën e merkatos së Milanit sa i përket repartit të mbrojtjes, nuk luan prej majit të shkuar dhe është jashtë ekipi prej 5 shtatorit për një dëmtim në kokë te Schalke 04.

Lojtari gjithashtu humbi ndeshjen e së premtes së kaluar kundër Bayern Munchen. Trajneri i klubit gjerman ka njoftuar se serbi do të kthehet në stërvitje këtë javë.

Pas rastit pozitiv të Duarte ndaj tamponit, është e qartë se Milani ka nevojë për një lojtar menjëherë të gatshëm për të zbritur në fushë, ndërsa Nastasic, me përjashtim të miqësoreve, nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që prej 27 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu