Milani ndjek ende Simakan, Strasbourg nuk e kishte te paratë problemin!

Duke folur në editorialin e tij në Tuttomercatoweb.com, gazetari Fabrizio Biasin foli për strategjitë e merkatos kuqezi. “Dy gjëra të shpejta për Milanin sugjeruar nga miku im Carlo Pellegatti. Ai më njofton se Djalli është ende shumë i interesuar për Simakan nga Strasbourg, mbrojtës i cili nuk mbërriti për shkak të mungesës së alternativave nga klubi francez (ata nuk dinin me kë ta zëvendësonin)

Në sulm, sondazh për Jorgen Larsen i Groningen, një gjigant 193 centimetra, i lindur në vitin 2000, nga Norvegjia, që u provua një vit në ekipin Primavera të Milanit, disa sezone më parë”.

Sa i përket Simakan, edhe Tuttosport sot shkruajti se pronësia Elliott dha “ok” që të rritej oferta e klubit, pra nga 12 mln euro dhe 3 bonus në 15 mln dhe bonuse, por drejtuesit nuk donin këtë ankand dhe u duk sikur Strasbourg i bënte këto për të mos e shitur ditën e fundit të merkatos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu