Milani dhe Interi kanë nisur një derbi merkatoje dhe duket se kuqezinjtë deri tani kanë realizuar një supergol me blerjen e Tonalit (pritet zyrtarizmi pas vizitave mjekësore). Në disa media, edhe pse në mënyrë të zbehtë, flitet se sondazhi i radhës është bërë për shqiptarin Marash Kumbulla, natyrisht për qendrën e mbrojtjes.

Por, duke qenë se lojtari i talentuar i Veronas dhe kombëtares së Shqipërisë ka luajtur vetëm me mbrojtjen me 3, mund të jetë problem përshtatja te skemat e Piolit, ashtu si edhe në rastin e Milenkovic.
Verona pret oferta dhe deri tani asnjë klub nuk ka arritur pretendimet e saj: Interi dhe Lazio mbi të gjitha. Milani bën sondazh, por thjesht duket një mundësi për të hequr vëmendjen