Milani monitoron situatën e Vlahovic: prapaskena e fundit!

Edhe pse ka shumë muaj për të kaluar deri në fund të një sezoni që sapo ka filluar, thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me merkaton e ardhshme të transferimeve verore 2022.

Shumë lojtarë ndërkombëtarë do të lirohen falas, disa të tjerë do t’i afrohen afatit natyror dhe mund të jenë të vlefshem për shitje…

Milani, i cili do të duhet të zgjidhë situatën e sikletshme të Franck Kessie, i ka sytë hapur për mundësitë e ndryshme të merkatos. Njëra nga këto ka të bëjë me një qendërsulmues i cili teorikisht do të ishte trashëgimtari ideal i Zlatan Ibrahimovic në të ardhmen.

Ky është Dusan Vlahovic, bomberi i Fiorentinës i cili ka çmendur gjysmën e Evropës për muaj të tërë. Serbi është një nga lojtarët më të njohur në Serie A për ndjenjën e golit dhe fizikut, tashmë vendimtar në javet e para të sezonit. Numri 9, megjithatë, ka ende një të ardhme për tu deshifruar.

Situata kontraktuale e Vlahovic është ende e vështirë për Fiorentinën. Sulmuesi sllav ka një marrëveshje deri në qershor 2023 dhe klubi ka objektivin absolut për të gjetur një marrëveshje.

Klasa e vitit 2000, të paktën sipas indikacioneve të Tuttomercatoweb.com, paraqitet i ftohtë ndaj hipotezës së një rinovimi. Ai dëshiron të përqëndrohet në fushë dhe në sezonin e sapo filluar me Fiorentinën, atë të shenjtërimit të tij të përgjithshëm. Plani është që më në fund të shpërthejë dhe të bëhet një objekt merkatoje në 2022.

E ndersa kete vere Milani nuk mund te paguante 60-70 mln euro, veren e ardhshme, 1 vit nga fundi i kontrates, vlera e tij mund te jete 40 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu