Milani merr vendim për Papu Gomez, e komunikon Maldini!

Merkato do të nisë zyrtarisht në datën 4 janar, por që sigurisht duhet theksuar se lëvizjet kanë nisur.

Mes emrave që kanë qarkulluar në orbitën e Milanit është edhe ai i Papu Gomez, që nuk do të transferohet te kuqezinjtë.

Kjo është konfirmuar nga Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit.

“Gomez? Po flasim për një lojtarë të Atalanta-s dhe ne jemi të mbuluar në atë rol”, ka thënë ish-mbrojtësi kuqezi për DAZN.

“Nuk kemi nevojë për përforcime në atë zonë të fushës.  Nga sa di unë lojtari po kalon një moment delikat dhe Atalanta nuk e ka nxjerrë në shitje”.

“Do të ishte e shëmtuar të flisnim kështu për një lojtar, më pas është zgjedhja e klubit të Percassit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu