Milani merr frymë lirisht! Zbulohet gjendja e Diaz dhe Kjaer. Kurse mbi Messias…

Mbërrin një lajm i mirë në lidhje me gjendjen e Brahim Diaz. Dje, Stefano Pioli, në ndeshjen pas ndeshjes Milan-Atletico Madrid, kishte ngritur alarmin për një tendinit në gjurin e tij, i cili e kishte bërë atë të linte fushën e San Siro duke çaluar.

Spanjolli – siç u mësua nga MilanNews – tashmë është më mirë dhe ka vrapuar, si shokët e tjerë të skuadrës që luajtën ndeshjen e Ligës së Kampionëve që nga minuta e parë.

Sa i përket lojtarëve të tjerë të dëmtuar, kontrolli i gjurit që Florenzi do t’i nënshtrohet është konfirmuar, siç është shkruar më parë.

Prandaj do të duhet të presim për të kuptuar se si është në të vërtetë anësori italian, i cili do të mungojë në këtë pikë ndaj Atalanta.

Përballë ekipit te Bergamos pothuajse me siguri edhe Zlatan Ibrahimovic nuk do te jete. Suedezi ka bërë punë të diferencuar.

Ende jashte Junior Messias, por mund të ketë disa zhvillime tashmë në ditët në vijim, pasi braziliani mund te bashkohet me grupin dhe ndoshta mund te therritet per ne stol ndaj Atalanta-s…

Sa për Krunic dhe Bakayoko, do te pritet rikthimi pas pushimit.

Lajmi pozitiv lidhet, më në fund, me Simon Kjaer, i cili kishte humbur ndeshjen me Atletico si masë paraprake, i cili sot punoi si ekip dhe për këtë arsye do të jetë në dispozicion të Pioli për Bergamo.

DIAZ: asgjë serioze pas goditjes kundër Atl.Madrid

MESIAS: ai është më mirë, në ditët e ardhshme do të bashkohet me grupin

IBRA: sot punoi përsëri në palestër

FLORENZI: kontroll mjekësor i gjurit në orët e ardhshme

KJAER: U stërvit rregullisht në grup

BAKAYOKO DHE KRUNIC pas pushimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu