Milani mund të marrë një sulmues jashtë Italie në merkaton e ardhshme.
Mes profileve të marrë në konsideratë është edhe Dwight McNeil.
Lojtari i vitit 1999 luan te Burnley dhe në një sezon ka realizuar 2 gola dhe 6 asiste në 38 prezenca në Premier League.
Ai gjithashtu është pjesë e kombëtares angleze Under- 21.
Futbollisti është mëngjërash dhe luan më së shumti në të majtë.

Përveç Milanit, ka edhe skuadra të Premier League që janë në gjurmët e tij, në veçanti Leicester City.
Sipas asaj që shkruhet nga Tuttosport, për momentin çmimi i caktuar nga Burnley është mjaft i lartë: 30 milionë euro./milanclubalbania.al/