“Milani me 1.5 euro shpenzime synon titullin! Po ndodhi, te Interi do bëhet masakra e madhe me Conten”

Antonio Cassano kthehet të flasë te kanali i Bobo Vierit në Youtube dhe e bën pa doreza, por siç edhe mendon. Ish-talenti barez u ndal te lufta për titull dhe i ka hedhur të gjithë presionin Interit.

“Pas të gjithë atyre lojtarëve që e morën ata vitin e kaluar, Conte është i detyruar të fitojë, përndryshe do të bëhet një banjo gjaku pa Champions dhe Europa League…

Sezoni do të ishte falimentim total dhe do të duhej të niste gjithçka nga e para. Milani, me 1.50 euro të shpenzuara po bën një kampionat të bujshëm. Për Interin, nëse Milani fiton, do të ishte një masakër e vërtetë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu