Milani mbyll miqësoret me 4 fitore dhe 16 gola! Debuton Tonali, Pioli e fut në stërvitje edhe pas ndeshjes!

Milani fiton 3-1 miqësoren e fundit në program dhe përgatitet për ditën e enjte, kur zyrtarisht do të luajë ndeshjen e parë të sezonit, atë ndaj Shamrock Rovers, ekipin Irlandez, në Dublin!

Skuadra e Piolit i ka fituar të gjitha miqësoret (Novara, Monza, Vicenza dhe Brescia) teksa ka shënuar në total 16 gola pork a pësuar gjithashtu 5 gola, një shifër e cila shqetëson jo pak trajnerin Pioli.

Në pjesën e parë, kuqezinjtë hasën vështirësi të gjenin golin dhe ai erdhi pas 40 minutash në goditje këndi, kur Kessie realizoi me kokë pas krosimit perfekt nga Calhanoglu.

Theo jo në formën e duhur, aq sa fali edhe një top të rrezikshëm në zonë. Colombo pati një shans të mirë, por ishte i pafat.

Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e Colombo dhe Castillejo. Brescia shkurtoi diferencën me një përgjumje të mbrojtjes, duke mposhtur Tatarusanu, që debutoi.

Debutoi edhe Tonali, duke treguar disa gjëra të mira dhe duke iu afruar golit. Pas ndeshjes, trajneri Pioli u jep urdhër atyre që luajtën më pak ose aspak të bëjnë disa vrapime rreth fushës, mes tyre edhe Tonali që debutoi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu