Portali statistikor Opta raporton se Milani ka fituar 13 nga 19 ndeshjet e para jashtë fushe këtë sezon duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet (katër barazime, dy të humbura)
Në historinë e tyre, vetëm njëherë ka ndodhur në historinë e Milanit që të marrin më shumë fitore në transfertë dhe duhet të kthehemi te sezoni 1992/93 .

Në atë kohë, Fabio Capello (15 fitore jashtë fushe në 19 ndeshje) ishte në stolin e “Djallit”…
Në 19 transfertat e deritanishme të Milanit këtë sezon janë shënuar plot 35 gola nga skuadra e Stefano Piolit, praktikisht thuajse 2 gola çdo transfertë.