Milani largon Meite, objektivi i ri luan në Francë! E ka këshilluar Moncada

Manovrat në mesfushë të filluara nga drejtuesit e kuqezinjve disa javë më parë çuan në largimin e Soualiho Meité, pasi lojtari në pronësi të Torinos nuk do të blihet pavarësisht nga një shumë jo proporcionale prej rreth 8 milion euro.

Drejtuesit, me këshillën e talent scout Moncada, do të kishin vështruar një talent tjetër francez.

Pas Amine Adli të Toulouse do të ishte radha e Pape Sarr, mesfushorit të talentuar të Metz.

I lindur në 2002, senegalezi është një mesfushor jashtëzakonisht i zhdërvjellët, i cili gjithashtu mund të veprojë si i avancuar.

Teknikisht shumë i mirë, ai ka një sens të mirë të pozitës dhe tenton të luajë shumë vertikalisht, një tipar shumë i rëndësishëm për lojën e Stefano Pioli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu