Milani, Kessie duhet të rinovojnë: përveç Interit, ekziston edhe një rrezik tjetër!

Pasi u larguan dy futbollistë me parametra zero, Milani nuk ka luksin që të ndodhë kështu edhe me Franck Kessie, që do të ishte humbja më e dhimbshme për kuqezinjtë si tekniksht dhe taktikisht, ashtu edhe ekonomikisht.

Drejtuesit absolutisht e kanë prioritet kontratën e tij të re dhe rinovimin.

Marrëveshja aktuale skadon në qershor 2022 dhe është e nevojshme të përshpejtohet për të arritur një marrëveshje të re në afat të shkurtër.

Tashmë ka pasur një ofertë prej rreth 4 milion eurosh plus bonuse në sezon nga Paolo Maldini dhe Frederic Massara, por agjenti i lojtarit ka bërë një kërkesë për 6 milion euro në vit.

Ekziston një distancë midis palëve, por besimi gjithashtu shfaqet.

Siç konfirmohet nga Sportmediaset, ka shumë skuadra që ëndërrojnë Kessie. Sidomos në Premier League, veçanërisht Arsenal.

Por, edhe Interi po monitoron këtë situatë për të bërë ndonjë diskutim në të ardhmes, sidomos nëse do të largohej një mesfushor.

Negociatat për rinovimin po përjetojnë një ngërç dhe padyshim që kjo favorizon përfshirjen e klubeve të tjera, të cilat mund të vendosin oferta intriguese në tryezë për mesfushorin.

Milani duhet të përshpejtojë dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të mos humbur një element themelor të skuadrës së Stefano Pioli.

Trajneri kuqezi, ndër të tjera, nuk do ta ketë lojtarin në dispozicion për grumbullim pasi Bregu i Fildishtë e ka thirrur atë për Lojërat Olimpike të Tokios.

Me ngjyrat e atdheut të tij, Franck do të përballet gjithashtu me Kupën e Afrikës në janar 2022.

Shumë angazhime. Milani do të duhet të pasurojë mesfushën gjatë merkatos së verës. Nuk është për t’u habitur, thashethemet kanë qarkulluar në lidhje me një kthim të mundshëm të Tiemoué Bakayoko dhe emra të tjerë afrohen gjithashtu në klub.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu