“Milani ka zvogëluar hendekun me Inter. Me Theo dhe Dalot në krahë mund të fluturojnë!”

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ish-futbollisti kuqezi Gianluca Zambrotta, foli gjatë e gjërë për Milanin, merkaton e drejtuar nga Maldini, por edhe për futbollistë specifikë.

Diskutimi fillimisht ndalet te derbi ndaj Interit të Antonio Conte: “Duke qenë se një derbi pas dyerve të mbyllura trishton këdo që e do futbollin, mendoj se për Milanin mund të jetë një avantazh: me Interin në “San Siro” si pritës, turma do të kishte qenë kryesisht zikaltër.

Dhe nëse Ibra vërshëllimat i ka qejf për tu entuziazmuar, për shumë bashkëlojtarë të tjerë më të vegjël se ai do të kishte qenë ndryshe”.

“Zlatan të sulmon me dëshirën e tij për të fituar: 39 vjeç ai është i njëjtë si kur po luanim së bashku. Interi ka shënuar 10 gola në 3 ndeshje, do të jetë një provë e mirë për mbrojtjen e Milanit.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, besoj se këtë vit ata mund të pësojnë diçka më shumë. Jemi vetëm në fillim dhe tre ndeshje janë pak për të bërë gjykime, por mendoj se hendeku midis dy skuadrave është ngushtuar”.

“Dhe të mos harrojmë se Milani nuk ka humbur prej 19 ndeshjesh radhazi dhe ende nuk kanë pësuar gol në kampionat dhe po rriten me shpejtësi… Nuk i thonë kot, dielli duket që në mëngjes”.

Merkato – “Më duket në përputhje me planet e pronarit – deklaroi Zambrotta – i cili ka bërë investime të shkëlqyera. Dhe Pioli është trajneri ideal për lojtarët e rinj”.

Gianluca Zambrotta, ndër të tjera, foli edhe për Sandro Tonali: “Në moshën 20 ai duket se ka përvojë në ADN, pjekuria e tij të godet. Por le të kujtojmë se ai vjen nga Brescia, e cila luftoi për qëllime të ndryshme.

Unë e di ndryshimin midis fushave provinciale dhe stadiumeve të tilla si Camp Nou ose San Siro: nëse nuk jeni aq i fortë mendërisht, rrezikoni të paguani gjithçka në vështirësinë e parë. Me kë e shoh më mirë? Tonali dhe Bennacer më intrigojnë, edhe pse Kessie është shumë i çmuar për ekuilibrin taktik të ekipit”.

Theo-Dalot: “Theo dihet tashmë, nuk është më risi, fantastik! I papërmbajtshëm. Dalot është shumë teknik, sfidon kundërshtarin, e kalon dhe synon portën. Ardhja e tij ndjek filozofinë e klubit: të rinj që të vlerësohen. Dalot në të djathtë dhe Theo në të majtë janë një projekt i mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu