Milani ka dy aleatë për Bakayoko, Celtic çmendet me pretendimet për vikingun Kristoffer Ajer!

Duke folur për mikrofonat e Sportmediaset, Simone Cerrano bëri një vlerësim të merkatos së Milan.

Mbrojtja: “Urgjenca e kuqezinjve gjithmonë ka të bëjë me mbrojtjen. Fofana, objektivi i parë i Milanit, u transferua te Leicester për 40 milion euro. Tomiyasu i Bologna-s pëlqehet por ka vlerësim 20-25 mln euro. Milani gjithashtu ka kërkuar informacion për Djimsiti të Atalanta por klubi Bergamo nuk ka ndërmend ta lëshojë”.

Për Bakayoko: “Në sfond ka edhe negociata për Bakayoko. Lojtari është gjithashtu në interesin e PSG por Milani ka dy aleatë: Tuchel, trajneri parizien që do të dëshironte një mesfushor me karakteristika të tjera. Edhe francezi do të preferonte akoma destinacionin kuqezi. Në ditët e fundit, mund të rihapen bisedimet”.

Gazzetta, sakaq, flet për Kristoffer Ajer. Milani është në gjurmët e norvegjezit, mbrojtësi qendror 22-vjeçar i Celtic.

Ai është një lojtar me perspektivë të madhe dhe për këtë arsye çmimi i tij është mjaft i rëndësishëm: skocezët e vlerësojnë atë në fakt 30 milion euro.

Kjo është raportuar nga La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon se shtatlarti gjithashtu pëlqen disa skuadra të Premier League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu