“Milani ka akord me Simakan, ofron 10 mln euro, por Strasbourg…”

Objektivi i Milanit është një mbrojtës dhe po vlerësohen shumë profile lojtarësh, mes tyre sidomos ata të talentuar.

Moncada, Maldini dhe Massara po punojnë sidomos në frontin Francë, nga ku mbërriti dhe Kalului.

Gazetari Valentin Pauluzzi, korrespodent italian për France Football dhe L’Equipe, i intervistuar nga MilanNews.it foli për Simakan dhe të rinjtë francezë:

A është gati një profil Simakan i Strasburgut për Milanin dhe Serinë A?

“Siç ishte për Kalulu, francezët e rinj janë një garanci. Fizikisht ata janë gati, ata tashmë kanë përvojë sepse shumë luajnë rregullisht nga mosha 17/18.

Padyshim që gjithmonë ekziston rreziku i mosambjentimit. Por  nuk kushtojnë shumë, në parim është gjithmonë një ide e mirë. Ka shumë shembuj”.

Sakaq, gazetari turk i merkatos, Ekrem Konur, ka zbuluar se pasi Milani ka rënë dakord me Simakan për kontratën në rast transferimi kuqezi, pritet akordi mes klubeve.

Kuqezinjtë ofrojnë 10 mln euro, Strasbourg kërkon 15 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu