Milani interesohet për Vlahovic, Fiorentina del me qëndrim zyrtar!

Dusan Vlahovic është padyshim një sulmues që po tundon shumë. Duket se është profili në krye të listës së dëshirave të Milanit, i cili do ta shihte atë si të riun perfekt për t’u afruar dhe rritur përkrah Zlatan Ibrahimovic.

Vlera e tij në treg tani është në qiell. Po flasim për 40 milionë euro, shifër që klubi kuqezi vështirë se do të jetë i gatshëm ta shpenzojë.

Megjithatë, Milani duket se nuk heq dorë nga pista që të çon te serbi i ri. Ka shumë konkurrencë: vetëm në Itali, përveç kuqezinjve, edhe Roma dhe Juventus kanë një interes konkret për Dusanin.

Për të mos përmendur Real Madrid dhe Premier; të gjithë të mahnitur nga cilësia e shkëlqyer e sulmuesit aktual të Fiorentinës.

E ardhmja e tij duket shumë e pasigurt, me vjollcët të cilët gjithsesi nuk do të dëshironte të humbte shfaqjet e tij.

Dje, para ndeshjes kundër Juventusit, Joe Barone foli për Sky Sport. Menaxheri i përgjithshëm shprehu një reflektim mbi të ardhmen e yllit të tyre serb:

“Vlahovic ka një kontratë me ne dhe kontratat duhet të respektohen. Ne vazhdimisht punojmë me të dhe agjentët e tij! Ne do t’ju azhornojmë kur dhe nëse marrim lajme”.

Duke konfirmuar cilësitë e tij të mëdha, Dusan Vlahovic, në ndeshjen e djeshme kundër Juventusit, shënoi gjithashtu një gol.

Skuadra e tij luajti një ndeshje të shkëlqyeshme kundër ekipit të Pirlos.g

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu