Milani interesohet për lojtarin e Interit, Conte nuk e përfshin në planet e tij!

Milani vazhdon të ndjekë pistën që do ta çojë te një tjetër mesfushor veç Sandro Tonali dhe gazetat gjithashtu hedhin shashkat e para…

“Vecino në shitje dhe okazion: Milani provon!” Eshtë ky titulli i zgjedhur nga “Corriere dello Sport” mbi objektivat e mundshëm të kuqezinjve në mesfushë.

Le condizioni di Matias Vecino | News

“Ngadalësimi i negociatave për Bakayoko hap një tjetër pistë në mesfushë. Pas sondazhit të janarit rilind ideja për uruguajianin, që tani është jashtë projektit të Interit. Paqueta i pëlqen Lyon, por francezët në fillim duhet të shesin që më pas të blejnë”.

Sa i përket Vecino, futbollisti pëlqehet nga Milani dhe Interi në janar tentoi një shkëmbim me Kessie duke marrë një “jo” të madhe nga drejtuesit kuqezi, që e konsiderojnë afrikanin si tepër të rëndësishëm për mesfushën dhe duhet një ofertë e madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu