Milani i rikthehet objektivit te nje viti me pare. Ne sulm per nigerianin

Milani rikthen ne busullen e tij interesin per sulmuesin nigerian Victor Osimhen ne pronesi te Lille-s. Ai mund te kishte mberritur tek kuqezinjte nje vit me pare, kur akoma luante ne Belgjike tek skuadra e  Charleroi-t, per te cilin ish menaxheri Leonardo mund te mbyllte marreveshjen per rreth 10-12 milion euro. Me pas lamtumira e brazilianit i sherbeu Lille-s te cilet moren sherbimet e nigerianit per te zevendesuar Leao-n i cili u be lojtari i kuqezinjve.

18 gola dhe 6 asistime ne 38 paraqitje, kane bere qe Milani te riaktivizoje interesin per sulmuesin e ri. Corriere dello Sport raporton se vendimi i Ligue 1 per te mbyllur kampionatin per shkak te pandemise se koronavirusit, do te sillte probleme te rendesishme ekonomike per klubet franceze, te cilat do te kthehen ne nje terren perfitues te klubeve te huaja, te gatshem per te rrembyer lojtaret me premtues te ketyre skuadrave.

Prandaj ne kete menyre, kuqezinjte, nen drejtimin e shefit te skauteve, Moncada, po levizin ne kete aspekt edhe pse konkurrenca do te jete e forte, pasi lojtari admirohet nga Juventusi dhe Interi, por edhe shume klube te Premier League-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu