“Milani i plotë, Pioli tani ka vetëm një detyrë në detin e hapur…”

Duke folur në kolonat e ‘Corriere della Sera’, Mario Sconcerti shprehu mendimin e tij për merkaton e Milanit.

Deri tani te kuqezinjtë janë afruar  të rinj Maignan, Giroud dhe Ballo-Toure, ndërsa janë konfirmuar Tonali, Tomori dhe Diaz.

Por, merkato kuqezi nuk do të ndalojë dhe priten investime të tjera dhe tavolina të hapura.

“Pioli tani është në det të hapur, Milani gjithashtu ka mësuar të lundrojë. Ai bleu lojtarë që kishte, që do të thotë se ishin të mirë.

Milani është i plotë. Tani Pioli duhet t’i japë vazhdimësi në lojë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu