“Milani i lodhur dhe mbrojtja e hutuar! Po i kape topin…”

Pas ndeshjes së Europa League kundër Milanit, trajneri i Yllit të Kuq Dejan Stankovic analizoi gjithçka.

“Ishin dy ndeshje të shkëlqyera kundër Milanit, por unë mund të krenohem vetëm me djemtë e mi, ekziston një grup i shkëlqyeshëm që dëshiron të përmirësohet”.

A kishte ndonjë minutë shtesë loje? “Janë detaje, por fusha nuk gënjen, ishim vërtet të mirë”.

A u fitua derbi juaj personal me Milanin? “Ndeshja ime ishte Crvena Zvezda-Milan, e shoh në këtë mënyrë. Ne kemi provuar vlerat tonë. Jemi një ekip i mirë dhe jo si për Serie B siç thonë ata në Itali”.

I habitur nga rënia e Milanit? “Të luash çdo 3 ditë mund të ndodhë gjithçka, mungesa e energjisë dhe disa rezultate si ai kundër La Spezia të heq sigurinë, mund të të ndikojë.

Dukej si një ekip i lodhur. Por duhet shumë më tepër për të arritur në fund të kampionatit”.

Pika e dobët e Milanit? “Ata sulmojnë me shumë, nëse i rrëmben topin në kohën e duhur mund t’i lëndosh. i pashë paksa të hutuar në mbrojtje”.

Milani në kampionat? “Interi ka diçka më shumë. E gjitha varet nga ata”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu