
Milani i kampionëve të mëdhenj, ka filluar të ëndërrojë shkëlqimin edhe në pankinë.
Skuadra e Carlo Ancelott.-ti që ngriti trofe pas trofeve, po lind një brez trajnerësh.
Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juventusit, është më i fundit në listë.
Rino Gattuso e filloi në Sion më pas u transferua te Palermo, Ofi Creta, Pisa, Milani dhe Napoli.
Alessandro Nesta ulet në stolin e Frosinone, duke luftuar për të shkuar deri në Serinë A. përmes play-off.
Në të kaluarën ishte trajneri I Montreal Impact, Miami FC dhe Perugias.
Hernan Crespo e testoi veten te Modena, Banfield dhe aktualisht drejton Defensa y Justicia.
Seedorf e nisi në stolin e Milanit, dhe më pas drejtoi Shenzen, Deportivo La Coruna dhe ekipin kombëtar të Kamerunit.
Për të mos u harruar Alberto Gilardino dhe Jon Dahl Tomasson.
I pari ishte trajner i Rezzato dhe Pro Vercelli, ndërsa i dyti ishte trajner i Excelsior, Roda dhe aktualisht drejton Malmo.
Ish-mbrojtësi Jaap Stam u bë teknik.
Fillimisht ai drejtoi Reading, Zëolle dhe Feyenoord, përpara se të transferohej te Cincinnati, një klub që ai trajnon tani.
Në mesin e studentëve të Ancelotti-t është edhe Christian Brocchi, i cili ka stërvitur Milanin, ndërsa sot ai drejton Monza-n.
Filippo Inzaghi e filloi në stolin e Milanit dhe më pas u transferua në Venecia, Bologna.
Sot ai është trajner te Benevento, i sapo ardhur në Serinë A.
Andriy Shevchenko është trajneri aktual i Ukrainës./milanclubalbania.al/