Milani i çmendur pas Milenkovic, Gazidis jep “ok”. Zbulohet strategjia e fshehur!

Milani vazhdon të kërkojë një mbrojtës dhe trajneri Stefano Pioli ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit se me Duarten ende jo bindës dhe Musachion e dëmtuar deri në mesin e tetorit duhet medoemos një alternativë ose qoftë titullar, duke kthyer Kjaer në alternativë.

Sidoqoftë, sipas Gazzetta dello Sport, i preferuari i trajnerit kuqezi është Milenkovic i Fiorentina. Tekniku e dashuron mbrojtësin serb pasi e ka stërvitur te Fiorentina dhe e njeh mjaft mirë. Madje, futbollisti 22 vjeçar mund të aktivizohet edhe në krah të djathtë.

Fiorentina është shprehur se duhet një ofertë 40 mln euro dhe se presidenti Commisso do ishte gati ta burgoste deri në fund kontrate për të dhënë shembull, por serbi vazhdon të mos pranojë rinovimin.

Në anën tjetër, Gazidis do të ishte super ok me investimin duke dhënë dritën jeshile dhe përdorur thesarin që do të akumulohej nga shitja e Paqueta te Lyon. Milenkovic në sytë e Gazidis është investim afatgjatë dhe i ri, si Sandro Tonali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu