Milani i beson Ciprian Tatarusanu! Kolosi thuajse 2 metra që debutoi 17 vite më parë në Rumani!

Milani është gati të “përqafojë” portierin e ri të dytë, që mbërrin sot në i tali, me vizitat mjekësore të planifikuara për nesër në mëngjes. Po flasim për Ciprian Tatarusanu, gardiani rumun i  lindur në 1986, aktualisht te Lyon.

Pas një studimi të kujdesshëm, drejtuesit kuqezi kanë zgjedhur profilin e duhur për rolin e të dytit pas Gigio Donnarumma: Tatarusanu është një portier me përvojë, i  cili tashmë ka luajtur në Serie A dhe është te kombëtarja rumune që nga viti 2010.

Plot 198 cm i  gjatë ka një fizik i mponues por ka provuar se nuk ka mungesë të shkathtësisë. Falë madhësisë së tij ai arrin të presë me lehtësi në topat e gjatë, por edhe goditjet e ulëta.

FEROE - ROMÂNIA // VIDEO Ciprian Tătărușanu exclude varianta unui meci  facil: „Întâlnim o echipă cu un progres vizibil. Vom avea de suferit dacă  îi tratăm de sus”

Futbollisti lindi dhe u rrit në Rumani, duke bërë debutimin e tij në Serinë B rumune në 2003, me Juventus Bukureshtin.

Në 2006 u ble nga Gloria Bistrița. Në 2008 arrin një fazë e rëndësishme me Steaua Bukureshtin: këtu në 2009 bëhet portieri fillestar, duke bërë debutimin e tij në kampionatin elitar rumun.

Në 2014 transferohet falas te Fiorentina dhe në vitin e parë alternohet me Neto. Në sezonin e tij të dytë me vjollcët fitoi vendin e titullarit dhe u zgjodh si futbollisti më i  mirë rumun i  vitit 2015.

Në 2017 përfundoi aventurën e tij i taliane dhe u transferua te Nantes, në Francë, ndërsa vitin e kaluar pranoi të bashkohej me Lyon për të luajtur si portier i  dytë, pasi titullar është Anthony Lopes.

Konsiderohet një portier punëtor dhe me pak fjalë, siç demonstrojnë fjalët e i sh-trajnerit të tij, Rudi Garcia: “Ne po humbasim një profesionist të madh”.

EKSPERIENCA – Rumuni do të sjellë shumë përvojë në Milanello dhe do të jetë në gjendje të ndihmojë Gigio Donnarumma të rritet, i  cili pas Reina dhe Begovic do të gjejë kështu një pikë tjetër referimi nga e cila të mësojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu